A Friend in Need’s a Friend Indeed, my Japanese is Better.

yugoyoshida| Flickr

Takashi Tanigawa nuk kishte qenë asnjëherë në Shqipëri, madje as nuk kishte dëgjuar shumë për të. Njohuria e tij përqëndrohej në shprehjet “Albania…Alabama you mean?”, “Oh yeah Albania, it’s the second option you get when filling in your country online”, “Albania – The drug capital of Europe”. Këto nuk ishin shtysa të forta që Takashi të shkonte në anën tjetër të botës për të gjetur “male si të Zvicrës, por më lirë”. Ishte viti 2010 dhe nuk kishte shumë të dhëna online për Shqipërinë; informacionet kryesore ishin mbi sistemin diktatorial, firmat piramidale, mafian, krimin dhe drogën – një këngë e bukur nga çunat e çmendinës (Jetës Sonë 4). Megjithatë Takashi është rritur me frymën e respektit dhe pavarësisht artikujve që lexon, nuk i lejon vetes të krijojë opinion për këtë konfuzion të ndodhur fizikisht në Europën qëndrore; mendërisht, në Europën lindore. Maksimumi, Takashi nuk ndjente dëshirë ta vizitonte.

Prandaj Takashit ju duk e çuditshme kur Yusuke, pas një pushimi i gjatë në Itali, i sygjeron të vizitojë Shqipërinë. Yusuke pranoi të shkonte në Shqipëri nën entuziazmin fals të alkoolit, pasi Mario (shoku shqiptar i Pietros (shokut italian të Yusukes)) i fton të dy në shtëpinë e tij nën afeksionin fals dhe eksplicit të njëjtit alkool (raki, jo sake).

Yusuke ishte kënaqur në Shqipëri. Nuk dinte fiks si ta shpjegonte pse ky vend e kishte bërë për vete. Në fund ja del ta shpjegojë, edhe pse ne nuk e themi dot se si, sepse ne nuk dimë Japonisht. Ama çfarëdo që të ketë thënë, e bindi Takashin që ja vlen një vizitë në Shqipëri. Takashi vizitoi Shqipërinë, por nuk u kënaq aq sa Yusuke. Madje shkroi dhe një blog mbi përjetimet që pati dhe ndikoi opnionin e shumë të tjerëve, derisa algoritmi i Gugëllit e spostoi blogun nga faqja e tretë dhe ka rreth 7 vjet që askush nuk e klikon më. Po kaq kohë ka edhe Terrace House që transmetohet.

Terrace House është një reality show japonez. Është vëllai i vogël i vëllait të madh, që sic ndodh rëndom është i freskët dhe inovativ. Vëllai i vogël është zakonisht jokonformist dhe ka sukses, çka shpesh e bezdis vëllain e madh. Suksesi kombëtar i TH ishte i menjëhershëm, prandaj filloi të transmetohej edhe në Netflix. Hera e parë që nisa ta shoh ishte kur lexova një artikull i cili e quante ‘një program Japonez mbi asgjë’ dhe mendova yayy, le ta shohim. Në fakt nuk ishte i çuditshëm, por ndryshe nga BB nuk ka një motiv të madh (jo po nominimet, jo po kush është më mashtrues, jo po kush është më kurvë). Në TH bashkëjetojnë 3 meshkuj & 3 femra, të cilët dalin me njëri tjetrin. Kanë akses në gjithcka të jetës normale, shkojnë në punë dhe nuk kanë asnjë kufizim; ata thjesht vëzhgohen nga kamerat dhe komentohen nga një trupë shumë e këndshme. Këto janë ndryshime në konceptimin e produktit, por ndryshimet më të bukura dhe arsyeja pse duhet të shihni TH, janë ndryshimet kulturore, ato që e bëjnë Takashin atë që është.

BB shkakton dhimbje. Mendoj se asnjëherë tjetër nuk jam fyer aq shumë për diçka që nuk më përket, saç jam fyer duke dëgjuar komentet e të Dielës pas BB. Ballkanizimi i kësaj experience të tmerrshme për këdo që shkelte aty, qëndronte tek mungesa e kufirit. Sic në jetën reale kolegët, fqinjët, miqtë dhe të panjohurit nuk njohin kufi në mësymjen që i bëjnë jetës sonë, ashtu funksionin dhe Z. Curri dhe Luledielli. Përdhunonin jetën e njerëzve me një ton të shëmtuar dhe banal; një ton që nuk e di pse nuk shtyu askënd të largohej nga studio. Mësymja ishte kaq vulgare saqë kjo fjalë duket delikate para aktit që ju shndërronte edhe fytyrat. Z. Curri dhe Luledielli nuk janë të bukur as në gjendje normale, padyshim, është e vështirë që një karakter i keq të mos tejçohet mbi lëkurë. Detajet me të cilat fokusoheshin ishin kaq të poshtra sa që njerëz normalë nuk do e kryenin dot atë detyrë. Oh well ¯\_༼ ಥ ‿ ಥ ༽_/¯. Komentuesit e TH kanë humor inteligjent, janë të këndshëm edhe kur ndërhyjnë në detaje personale. Tentojnë të shohin diçka të mirë tek njerezit që kanë kthyer jetën e tyre në kalim kohe për shikuesit dhe i respektojnë për këtë. Janë në dijeni se si qenie njerëzore, anëtarët janë tashmë më vulnerabël ndaj ngacmimeve dhe dhunës së jashtme, dhe për këtë duhen trajtuar me kujdes. Duke qenë me iQ normal dhe me dinjitet, e kuptojnë që pjesëmarja në program nuk është që të fyhen nga Luledielli, sepse askush nuk firmos për t’u përdhosur publikisht. Ja vlen ta shohësh TH edhe veç për komentuesit, do të duash ti shikosh gjërat ndryshe dhe të mos argëtohesh me banalitete.

Anëtarët synojnë të bëhen të njohur për arsye të ndryshme dhe të takojnë partnerë romantikë potencialë. Këta janë njerëz normalë, madje Takashi ka thënë që janë ‘normal to legendary stupid people’, zakonisht modelë, skaters, surfers, artists, ose studentë. Çka ndryshon bukur nga BB është se këta njerëz janë të motivuar dhe duke pare çdo seri të TH në mënyrë krahasimore kupton që ky është element kulturor. Japonezët janë të motivuar dhe motivojnë njëri tjetrin. Kanë synime për të cilat trajnohen të kujdesen që herët. Kjo është e pazakontë dhe në Perëndim, aq më shumë në Ballkan. Ja vlen ta shikosh edhe sa për t’u motivuar nga serioziteti i tyre ndaj jetës.

Herët vura re sesi pak anëtarë të cilët nuk punonin, ose nuk kërkonin për punë, dilnin shpejt dhe nuk merreshin shumë seriozisht. Komentuesit e vinin në dukje shpesh mungesën e punës, sepse Japonia i përulët punës, si një nga synimet e njerëzve në jetë. Kur vjen nga një vend si Shqipëria, është organike që ti shikosh të gjithë si të paaftë për punë, sepsë puna nuk është aset për një Shqiptar. Puna është një gjë e cila të zë ditën, të bezdis, nuk e bën dot mirë dhe për të cilën ankohesh në çdo moment. Kolegët i ke inat, shefin e urren, punën nuk e njeh fare por smh do rritje page. Si Shqiptar ke shumë opinione mbi punët e ndryshme (pse mo punë është ajo) dhe mbërrin Nirvanën kur thjesht ke lekë, pa punë (dhe asnjë nga shoqëria nuk të pyet cfarë bën vëllai yt në Zvicër herë pas herë). Ky i fundit është njeriu më i përçmuar në TH, njeriu me të cilin tallen të gjithë. Ja vlen ta shikosh për të mësuar një përqasje e cila do të të bëjë vetëm mirë.

Në fillim është e vështirë të besosh që komunikimi i anëtarëve është i natyrshëm, por pas sezonit të tretë kupton se standarti Japonez i ndërveprimit njerëzor është shumë i lartë. Ka disa përqasje në këtë moment; unë hyj tek njerëzit që admirojnë këtë komunikim dhe tentojnë ti afrohen. Nuk e kuptoja sesi Takashi – sweet, soft Takashi – pasi vizitoi Shqipërinë, shkruajti fjalë aq të errëta për ne, por pastaj lexova tek blogu i tij fragmentin ‘’këta njerëz tallen me ne’’ dhe mendova se duhej ta kisha kapur vet. Takashi kishte hasur në Shqipëri atë që pritet. Njerëz të dhunshëm që kur shohin një kinez – japonez, korean, tailandez, filipinas, indonezian – kinez, për arsye të pashpjegueshme, reagojnë (zakonisht qeshin). Takashi nuk ka përqasjen e duhur që të kuptojë përse dhe ndihet i fyer, konfuz dhe i lënduar, sepse ka ardhur këtu kur mund të shkonte kudo (cause you know, Far Eastern people rich). Shif TH, do të të bëjë t’i njohësh, kuptosh dhe përqafosh këta njerëz të bukur.

Arsye që shpjegohen më shkurt janë: anëtarët janë të bukur, të pastër dhe të rregullt, gjithmonë të veshur mirë; pra shihen me qejf. Gatimi dhe kujdesi për shëndetin janë tepër të rëndësishëm, rrallë shikon njerëz të pashëndetshëm. Takashi njëherë më ka thënë se të shëndoshët përçmohen në Japoni, sepse ”zënë më shumë vend” ٩(ˊᗜˋ*)و. Finesa që e veçon lulen e qershisë nga të gjitha lulet e tjera transmetohet në gjithçka, natyrshëm dhe thjeshtë. Anëtarët nuk shohin drejt kamerës, fotografia, këndi i filmimit është gjithmonë i përsour, çka e bën eksperiencën shumë kinematografike dhe, të paktën mua më pëlqen. Realisht nuk ndodh asgjë në Terrace House, por rrjedha e qetë e butë e rutinës të bën për vete, derisa “still watching‘?” del aty dhe vk, duhet t çohesh të hash diçka. Nëse ja dole deri këtu, urime, fitove këtë këngë.

Ps. Përkthimi ka pakujdesi konceptuale, të tipit ”Dai suki” përkthehet ”I love you”, edhe pse realisht do të thotë ”Të kam xhan/qejf”.

I Hate Rachel Green Club

The One with the Rumor

Nuk e di kur ndodhi që Rachel filloi të më acarojë kaq shumë. Ndoshta e kam pasur inat gjithmonë por nuk kam dashur ta pranoj sepse…nuk e di pse. Friends është all about good feels, duke e parë ndër vite shpesh kam përjetuar një dëshirë për të qenë edhe unë ndryshe. Shpesh kap veten, në tentativë pë të bërë më mirë, duke importuar qëndrime dhe mendime nga Friends të cilat i vlerësoj. Gjithcka duket aq e pastër dhe pozitive në të sa që dëshira për të pasur një marrëdhënie të ngjashme në jetën reale është overwhelming. Problemet shihen në sy tek Friends, dhe kështu tejkalohen shpejt; miqësia është e fortë dhe mendjehapur, batutat pranohen me lehtësinë që ofron vetëm njohja e mirë e mikut tënd. Padyshim është eksperiencë e bukur sepse është shumë e censuruar, por nuk më pëlqen më pak prej kësaj. Ajo çka tek Friends është normale, është ëndrra ime në jetë. Problemi me jetën, është që realiteti ngjan më shumë me Rachel Green. Prandaj unë nuk mund të jem kurrë all about good feels. I hate Rachel Fucking Green.

Gjatë kam pasur siklet ta shpallja hapur sepse njerëzit mesa duket e kanë qejf. Okei. Normalisht është film dhe të gjithë injorjnë ngjarjet përtej të qeshurës, prandaj nëse e merr kaq seriozisht fillojnë ’’ejjj po ti srz tu hongër inat më Rejçëllin? Po ajo është fiktive m, lol’ e ta kan mbyll gojën me demek, s’ke çthua. Në fakt ke. Rachel përfaqëson një karakter, një individ, një mënyrë të qëni dhe ajo mënyrë të qëni është problemi im, sepse një njeri me ato karakteristika afër të bën veç dëm. Pak veta që e kanë dëgjuar kanë bërë reagimin e duhur për të më futur në siklet, për të më bërë mos ta hap më si temë por hej…unë s’jam askush këtu. Them cfarë të dua (ノ◕ヮ◕)ノ゚✧. Pra, Rachel ma shpif për një mori arsyesh. Arsyet ndahen në gjëra nga të cilat nuk kam absolutisht të drejtë të bezdisem dhe në gjëra që do më cënonin nëse Rachel do ishte pjesë e jetës sime, nga të cilat patjetër që mund të bezdisem lirisht.

Pse Rachel ma shpif, pjesa e parë: Arsye të pabaza me burim në nënvetëdije.

  • Është e paaftë. Praktikisht ka prishur më shumë punë seç ka bërë. Nuk di të kujdeset per veten, nuk di të kujeset për të tjerët. Nuk mbaron asnjë nga punët që merr përsipër dhe nëse pretendon se i ka bërë, gabim – nuk i ka bërë.
  • Ka bërë shumë herë seks në krevatin e prindërve kur ishte adoleshente dhe thjesht kaq. Na e shpife.
  • Ka një shqiptim të çuditshëm stresues, sidomos kur nevrikoset.

Pse Rachel ma shpif, pjesa e dytë: Sepse njerëz si Rachel e bëjnë botën një vend koti.

  • Acarohet shpejt dhe acaron gjithë të tjerët (mua). Ngre zërin si katunar për gjithçka dhe në shumicën e rasteve nuk ka asnjë arsye. Në jetën reale ky njeri të fut ankthin dhe të prish ditën, që kishe plan ta kaloje qetë.
  • Është mosmirënjohëse. Sa herë që kërkon diçka, e kërkon me ngulm duke poshtëruar veten dhe pasi përfiton ndihmë, reagon sikur t’i takonte. Nëse falenderon, është fallco. Nëse nuk përfiton ndihmë, poshtëron më keq veten duke u acaruar dhe hapet rrethi vicioz i pikës më sipër. Ky njeri në jetën reale të shfrytëzon dhunshëm.
  • Është e pavëmendshme. Gunther ka një jetë që e do e megjithatë Rachel nuk tregoi kurrë empati apo vëmendje, me burim mirësjelljen jo më tutje. Mark bënte Rossin xheloz, nuk dedikoi asnjë minutë nga koha që ta merrte seriozisht dhe ta kuptonte pse ndodhte. Monica bën kujdes për shtëpinë, Rachel bën rrëmujë gjithcka.
  • Nuk njeh veten dhe as të tjerët. Vazhdimisht merr përsipër gjëra që nuk i bën dot dhe kërkon gjëra që nuk i vlerëson. Në jetën reale ky njeri të bezdis për vdekje.
  • Është egoiste. E do Rossin vetëm kur është i zënë. Kthen gjithmonë dhuratat e të tjerëve (dukshëm) dhe nuk ndihmon kurrë Monicën me punët e shtëpisë – dhe me asgjë tjetër. Vendos interesin e saj mbi çdo gjë tjetër dhe shpesh është thjesht e paarsyeshme.
  • Justifikohet për gjithçka dhe nëse nuk i ecën, bërtet. Pfff.
  • They were on a break.

Shkurt, Rachel është njeri toksik. Helmi i saj ka depërtuar nëpërmjet TV ku e shihja Friends dikur, nëpërmjet laoptopit ku e pash më pas dhe sot po e nxjerr këtu. Ose ndoshta unë kam thjesht nevojë të qetësohem, nuk e di. Për momentin them mos të qetësohem, por të përditësoj këtë listë derisa të jetë e plotë.

Sad Girl Capital

Tirana Painted Houses – Albanian Art Lover

Tirana është një qytet i trishtë qaraman. Ka emër vajze dhe simptomat e të qënit përjetësisht para menstruacioneve. Të trishton shumë. Sidomos nëse sheh këtë videon nga Michael Beach https://www.youtube.com/watch?v=QNnWo4Q-aQY, që në fakt është super video, e kuruar me opinion professional dhe të shprehje të kujdesshme. Nuk e di, ndjej shumë ankth sa herë që një youtuber i huaj publikon një video për Shqipërinë sepse edhe kur janë të mira gjen dicka që të mërzit prapë, por kur janë të këqija, janë keq fare.

Në Shqipëri ka qytete shumë më të trishta se Tirana, po asnjë nga to nuk mirëpret më të mirën e arkitekturës, infrastrukturës, bizneset më të mëdha dhe as nuk ka aeroport nga vërshojnë turistë. Ndërkohë Tirana është kryeqytet dhe është kaq i shpifur sa më vjen të qaj.

Tirana has shown that the success of a city relies heavily in the way in which its buildings and people come together. Dmth Tirana failed big time, sepse të gjithë janë me nerva aty. Të gjithë bërtasin gjithë kohën dhe acarojnë gjithë të tjerët.

Praktikisht ka pafund arsye të cilat më trishtojnë tek Tirana, po dua të fokusohem vetëm tek ato që duken hapur në video.

  1. Shëmtia e kateve të para. Një shpërthim simpërmarrjeje bëri të mundur që kushdo të ofrojë ç’ka për të ofruar në katin e parë të çdo pallati. Asgjë e keqe nuk vjen nga shfrytëzimi i tyre, por mënyra e shfrytëzimit shkakton shëmtinë. Njerëzit që angazhohen në këtë fushë dukshëm duan vetëm të fitojnë, por askush nuk e do vendin e tij dhe komunitetin. Mendoj realisht se gjëja më e shpifur është se askush nuk e do Shqipërinë, ne të kundërt nuk do kontribuonte ta bënte kaq të shëmtuar. Asnjë nga dyqanet e kateve të para nuk shkon me tjetrin. Asnjë nuk është në harmoni me atë që ka pranë. Kjo nuk nënkupton të jenë njëlloj dhe të rrezokojnë konkurrencën pamore, por të jenë në harmoni është minimumi fare i kujdesit për ambientin. Duke dashur të spikasi hapësira i tij, xhaxhi e bën jeshile – FOSFORESHENTE. Xhizës xhaxhi, fo real? Padyshim xhaxhi nuk ka pse të mendojë më shumë, por dikush paguhet të mendojë në vend të xhaxhit dhe ta detyrojë ta zbusi pak.
  2. Mërzia e rrënojave dhe shkatërrimi i përgjithshëm. Tek lagjja ime ka një grumbull rrënojash që nuk kanë lëvizur prej tre vitesh. Prej tre vitesh jam une aty, ndoshta ka më tepër. Nuk e di nëse nuk i bëjnë askujt përshtypje përvec meje, ose thjesht nuk kemi komunikim me njëri tjetrin. Ama është e vetmja gjë e shëmtuar në lagjen time dhe nuk kam fuqi të bëj asgjë. Dhe në fakt nuk kam pse e bëj unë, duhet ta bëjë kushdo që nuk po merret me xhaxhin. Meqë spo merret me xhaxhin, ka kohë të merret me lagjen time, jo?
  3. Trishtimi i thellë i pallateve me tulla. Ka dhe trishtime më të cekëta të pallateve forma-forma, ngjyra – ngjyra të lyera nga xhaxha të ngjashëm, por trishtimi i pallateve të vjetra komuniste me tulla është i THELLË. E forta është që nëse rikonstruktohen duke ruajtur identitetin, këto pallate mund të ngjanin bukur. Mund të ruanin një lloj retrondjesie, ndërkohë që komplimentonin qytetin dhe krijonin skena të bukura për foto. Pse duhet të ngjajnë si viktima lufte në mes të qytetit jqj.
  4. M-A-K-I-N-A-T. Duhet të jesh i pashkolluar, i paedukuar, injorant, pa respekt për veten dhe për komunitetin (dhe as për mamin tënd) nëse blen dhe përdor një makinë në Tiranë. DYFISHI i të gjithave nëse familja jote zotëron dy makina. Meriton të vdesësh nga nervat në trafik. Dhe guxoni ankoheni për korsitë e biçikletave.
  5. Volumi i dhimbshëm i gjithckaje më lart, dhe të tjerave. Volumi dhe dendësia që do diskutojmë herë tjetër dhe do mërzitemi më shumë, sepse tani nuk kam më frymëzim. Nejse, shihni videon.