I Hate Rachel Green Club

The One with the Rumor

Nuk e di kur ndodhi që Rachel filloi të më acarojë kaq shumë. Ndoshta e kam pasur inat gjithmonë por nuk kam dashur ta pranoj sepse…nuk e di pse. Friends është all about good feels, duke e parë ndër vite shpesh kam përjetuar një dëshirë për të qenë edhe unë ndryshe. Shpesh kap veten, në tentativë pë të bërë më mirë, duke importuar qëndrime dhe mendime nga Friends të cilat i vlerësoj. Gjithcka duket aq e pastër dhe pozitive në të sa që dëshira për të pasur një marrëdhënie të ngjashme në jetën reale është overwhelming. Problemet shihen në sy tek Friends, dhe kështu tejkalohen shpejt; miqësia është e fortë dhe mendjehapur, batutat pranohen me lehtësinë që ofron vetëm njohja e mirë e mikut tënd. Padyshim është eksperiencë e bukur sepse është shumë e censuruar, por nuk më pëlqen më pak prej kësaj. Ajo çka tek Friends është normale, është ëndrra ime në jetë. Problemi me jetën, është që realiteti ngjan më shumë me Rachel Green. Prandaj unë nuk mund të jem kurrë all about good feels. I hate Rachel Fucking Green.

Gjatë kam pasur siklet ta shpallja hapur sepse njerëzit mesa duket e kanë qejf. Okei. Normalisht është film dhe të gjithë injorjnë ngjarjet përtej të qeshurës, prandaj nëse e merr kaq seriozisht fillojnë ’’ejjj po ti srz tu hongër inat më Rejçëllin? Po ajo është fiktive m, lol’ e ta kan mbyll gojën me demek, s’ke çthua. Në fakt ke. Rachel përfaqëson një karakter, një individ, një mënyrë të qëni dhe ajo mënyrë të qëni është problemi im, sepse një njeri me ato karakteristika afër të bën veç dëm. Pak veta që e kanë dëgjuar kanë bërë reagimin e duhur për të më futur në siklet, për të më bërë mos ta hap më si temë por hej…unë s’jam askush këtu. Them cfarë të dua (ノ◕ヮ◕)ノ゚✧. Pra, Rachel ma shpif për një mori arsyesh. Arsyet ndahen në gjëra nga të cilat nuk kam absolutisht të drejtë të bezdisem dhe në gjëra që do më cënonin nëse Rachel do ishte pjesë e jetës sime, nga të cilat patjetër që mund të bezdisem lirisht.

Pse Rachel ma shpif, pjesa e parë: Arsye të pabaza me burim në nënvetëdije.

  • Është e paaftë. Praktikisht ka prishur më shumë punë seç ka bërë. Nuk di të kujdeset per veten, nuk di të kujeset për të tjerët. Nuk mbaron asnjë nga punët që merr përsipër dhe nëse pretendon se i ka bërë, gabim – nuk i ka bërë.
  • Ka bërë shumë herë seks në krevatin e prindërve kur ishte adoleshente dhe thjesht kaq. Na e shpife.
  • Ka një shqiptim të çuditshëm stresues, sidomos kur nevrikoset.

Pse Rachel ma shpif, pjesa e dytë: Sepse njerëz si Rachel e bëjnë botën një vend koti.

  • Acarohet shpejt dhe acaron gjithë të tjerët (mua). Ngre zërin si katunar për gjithçka dhe në shumicën e rasteve nuk ka asnjë arsye. Në jetën reale ky njeri të fut ankthin dhe të prish ditën, që kishe plan ta kaloje qetë.
  • Është mosmirënjohëse. Sa herë që kërkon diçka, e kërkon me ngulm duke poshtëruar veten dhe pasi përfiton ndihmë, reagon sikur t’i takonte. Nëse falenderon, është fallco. Nëse nuk përfiton ndihmë, poshtëron më keq veten duke u acaruar dhe hapet rrethi vicioz i pikës më sipër. Ky njeri në jetën reale të shfrytëzon dhunshëm.
  • Është e pavëmendshme. Gunther ka një jetë që e do e megjithatë Rachel nuk tregoi kurrë empati apo vëmendje, me burim mirësjelljen jo më tutje. Mark bënte Rossin xheloz, nuk dedikoi asnjë minutë nga koha që ta merrte seriozisht dhe ta kuptonte pse ndodhte. Monica bën kujdes për shtëpinë, Rachel bën rrëmujë gjithcka.
  • Nuk njeh veten dhe as të tjerët. Vazhdimisht merr përsipër gjëra që nuk i bën dot dhe kërkon gjëra që nuk i vlerëson. Në jetën reale ky njeri të bezdis për vdekje.
  • Është egoiste. E do Rossin vetëm kur është i zënë. Kthen gjithmonë dhuratat e të tjerëve (dukshëm) dhe nuk ndihmon kurrë Monicën me punët e shtëpisë – dhe me asgjë tjetër. Vendos interesin e saj mbi çdo gjë tjetër dhe shpesh është thjesht e paarsyeshme.
  • Justifikohet për gjithçka dhe nëse nuk i ecën, bërtet. Pfff.
  • They were on a break.

Shkurt, Rachel është njeri toksik. Helmi i saj ka depërtuar nëpërmjet TV ku e shihja Friends dikur, nëpërmjet laoptopit ku e pash më pas dhe sot po e nxjerr këtu. Ose ndoshta unë kam thjesht nevojë të qetësohem, nuk e di. Për momentin them mos të qetësohem, por të përditësoj këtë listë derisa të jetë e plotë.

Leave a comment